Kryeministri Edi Rama gjatë një bisede telefonike me socialisten Milva Ekonomi ka bërë një deklaratë skandaloze.
Gjatë bisedës kur po fliste për mësuesit dhe infermierët ai deklaroi duhet t’a mbronin vendin e punës me votë ndryshe me votë në drejtim të paditur, ikën në drejtim të paditur.
Biseda:
RAMA: Alo. Milva si je?
EKONOMI: Mirmbrëma si jeni kryeministër,
RAMA: Unë mir jam, po ec në pyje, në një rrugë Leskovik-Përmet, natyrë fantastike, ka rënë errësira, po them të bëj ca telefonata. Si duket situata në Durrës?
EKONOMI: Jam aktualisht në Krujë, isha në Krujë edhe në Anameras, dhe Durrës. Duket shumë mirë, ka entuziazëm. Sidomos këta të rinjtë që kanë hyrë me meritokraci, me portalet, janë super entuziastë.
RAMA: Tani mësuesit dhe infermierët kanë hyrë me meritë, por duhet ta mbrojnë se me votën në drejtim të paditur ikën në drejtim të paditur.
EKONOMI: Edhe ata e kishin parasysh shumë mirë këtë gjë. Kishin vuajtur gjatë. /albeu.com/