Bien ndjeshëm rastet e reja me COVID-19 në vend, 9 viktima sot

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2334 testime, 604 të shëruar, 141 raste të reja dhe 9 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2334 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 141 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
34 raste në Tiranë, 16 raste në Shkodër, 9 raste në Gjirokastër, 6 raste në Durrës, Vlorë, 5 raste në Fier, Devoll, 4 raste në Elbasan, Lushnje, Skrapar, 3 raste në Kavajë, Sarandë, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe, 2 raste në Krujë, Has, Mirditë, Tropojë, Përmet, Divjakë, Selenicë, Dropull, 1 rast në Kurbin, Korçë, Kukës, Lezhë, Rrogozhinë, Librazhd, Tepelenë, Belsh, Gramsh, Kuçovë, Finiq, Patos, Cërrik, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 604 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 95,035 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 256 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi,1 qytetar nga Devolli, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 65 – 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (06 Prill 2021)

Raste të reja ditore        141
Të shëruar në 24 orë     604
Të shtruar në spitale      256
Humbje jete në 24 orë    9
Testime ditore                2334

Testime totale            575,055
Raste pozitive             126,936
Raste të shëruara        95,035
Raste Aktive                 29,618
Humbje jete                  2283

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   20978
Fier      2556
Durrës   1233
Gjirokastër  1229
Shkodër  1028
Vlorë     743
Korçë   737
Kukës     346
Dibër    337
Elbasan  243
Lezhë     134
Berat     54


Shtuar 6.04.2021 17:51