Bilancet e fundit me Covid-19 në Maqedoni, shifra të larta vdekjesh

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4 555 teste të kryera janë regjistruar 1 259 raste të reja me Covid-19.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 751 pacientë, transmeton Alsat.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kan humbur 45 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 136.402 raste, prej të cilëve 111 039 janë shëruar, kurse 4 022 kanë ndërruar jetë.

Vendi aktualisht ka 21 265 raste aktive me virusin korona.


Shtuar 6.04.2021 18:00