Aktori i njohur Paul Ritter ka ndërruar jetë në moshën 54 vjeçare. Mësohet se aktori vuante nga një sëmundje e rëndë në tru duke mos i mbijetuar dot.
Ritter ndërroi jetë në shtëpinë e tij dhe në momentet e fundit të jetës pranë aktorit ishin bashkëshortja, Polly dhe djemtë Frank e Noah.
“Me trishtim të madh konfirmojmë se Paul Ritter vdiq mbrëmjen e kaluar”– tha agjenti i tij, të martën.
Ajo shtoi se Ritter ishte “një aktor jashtëzakonisht i talentuar që luajti një larmi të madhe rolesh, aftësi të jashtëzakonshme”, duke e përshkruar atë si “shumë inteligjent”.
“Do na mungojë shumë”- përfundoi agjenti 54-vjeçarit.
Paul Ritter luajti në filmat Friday Night Dinner, Chernobyl, Harry Potter dhe Half-Blood Prince, si edhe filmin “Quantum of Solace”, të James Bond.