Një makinë është shkrumbuar nga flakët në Korçë, dhe dyshohet se është e qëllimshme. Burimet bëjnë me dije se mjeti i është djegur shtetasit Arjel Cene nga Mborje. Në polici ai ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me të tjerë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
“Më datë 18.11.2021, rreth orës 02:30, në fshatin Mborje, Korçë, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. C., i cili ka qenë i parkuar në rrugë, pranë banesës së tij.
Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale.
Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia. /albeu.com/