Kriza në Maqedoni, si do të punojë Kuvendi, me 60, më pak se 60 deputetë apo me shumicë të ngushtë?

Kryetari shqiptar i Parlamentit në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi është pyetur sot se si do të vazhdojë të funksionojë Kuvendi.

Pyetja ka qenë nëse Kuvendi do të vijonte punimet me 60, më pak se 60 apo me shumicë të ngushtë të deputetëve?

Ai është përgjigjur: “Unë i kam 120 deputetë”, duke mos dhënë sqarime të mëtejshme.

Kjo vjen pasi shumica parlamentare zyrtarisht ka 60 deputetë edhe pse paralajmërimet janë se janë 61, duke mos zbuluar emrin e deputetit të 61.

Mungesa e një shumice në Kuvend do të pamundësonte miratimin e ligjeve dhe buxhetin për vitin 2022, i cili momentalisht është në tryezë dhe pret miratimin.

Shumica parlamentare tashmë disa herë ka siguruar se buxheti dhe ligjet do të miratohen me anë të një “shumice të zgjeruar”, por deri në këtë moment nuk është bërë e ditur se cilët deputetë që do I bashkohen Zoran Zaevit./albeu.com/