“Më është bllokuar nëna brenda!” Zjarri në pallatin në Fresk, familjarët s’po gjejnë njëri-tjetrin (VIDEO)

Një vajzë ka alarmuar Policinë, pasi po thotë se nuk po gjen mamanë pas zjarrit në një pallat në zonën e freskut.

Vajza trembet e thotë se mendon se nëna e saj është e bllokuar brenda pallatit.

“Më është bllokuar nëna brenda”, tha ajo. Bashkë me nënën e saj në pallat ka ende banorë që s’janë evakuar.

Shpërthimi i një bombole gazi është bërë shkak që kati i dytë i pallatit në rrugën “Fadil Deliu” të përfshihet në flakë. Sipas raportimeve disa prej banorëve janë evakuuar, ndërsa po punohet për të nxjerrë edhe të tjerët që janë brenda.

Burime bëjnë me dije se 3 persona janë transportuar në spital për kontroll, për shkak të kollës nga tymi./albeu.com


Shtuar 17.11.2021 20:00