Mbretërit e Spanjës presin sot në shtëpi kampionët në fuqi në Anglisë, Liverpool, në ndeshjen e vlefshme për fazën cerek finale të UEFA Champions League.
Ndeshja e fundit mes dy ekipive ishte pikërisht në finale e këtij kompeticioni në vitin 2018 e fituar nga ekipi madrilen.
Të dyja skuadrat vijnë në këtë ndeshje me mungesa shumë të rëndësishme.
Për ekipin e Zidane mungojnë: Eden Hazard, Sergio Ramos, Daniel Carvajal dhe Federico Valverde.
Ndërsa për ekipin e Klopp mungojnë: Divock Origi, Joel Matip, Virgil Van Dijk, Jordan Henderson, Joe Gomez, Caoimhin Kalleher.
Liverpooli e ka mbajtur portën e paprekur në 7 nga 9 ndeshjet e fundit ndërsa Reali ka fituar 5 nga 6 ndeshjet e fundit në kompeticionin më të vlefshëm për klube.
“Galaktikët” kanë fituar 3 ndeshjet e fundit ndaj Liverpoolit në të gjitha kompeticionet.
Të dyja ekipit pritet të rreshtohen me skemën, 4-3-3. /albeu.com/
Më poshtë gjeni formacionet e mundshme: