Inter-Brozoviç, ka optimizëm për rinovimin

Interi është ende duke luftuar me rinovimin e mundshëm të Marcelo Brozovic dhe sipas asaj që raporton “L’Interista”, babai i mesfushorit pritet në Milano mes të enjtes dhe të premtes, për të diskutuar me klubin zgjatjen e kontratës së kroatit.

Marrëveshja aktuale skadon më 30 qershor dhe zikaltërit do të përpiqen të arrijnë tymin e bardhë përfundimtar për të mos humbur “trurin” e ekipit me parametra zero. Mesfushori kroat është i preferuari i klubit por edhe tifozëve, për këtë gjë Interi do të përdorë çdo gjë për të mbajtur Brozoviç në Milano./h.ll/albeu.com

 


Shtuar 15.11.2021 15:06