VAR-i fal Ibrahimoviç, gjest antisportiv ndaj lojtarit spanjoll (VIDEO)

Suedia humbi mbrëmë kundër Spanjës me rezultatin 1-0, me gol të shënuar nga Alvaro Morata, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.

Kur të gjithë shpresonin se protagonist në këtë ndeshje të behej sulmuesi i Milanit me golat e shënuar, por nuk ndodhi kështu.

Përsëri skenën e mori Zlatan por këtë herë jo me gol të shënuar por me një gjest antisportiv të bërë kundër Cesar Azpilicueta. Kur kishte edhe 2 minuta lojë dhe kishte një goditje standarte, Ibra improvizoi sikur u rrëzua duke goditur fort në shpinë mbrojtësin spanjoll.

Një episod që i ka shpëtuar VAR-it por jo syrit të tifozëve të cilët e kanë parë dhe shpërndarë gjithandej për të treguar se çfarë bëri sulmuesi suedez por pa rezultat./h.ll/albeu.com

 


Shtuar 15.11.2021 13:18