I riu pa patentë përplas me “Benz” 11-vjeçarin në Lushnjë, arrestohet nga policia

Policia ka vënë në pranga një 21-vjeçar i cili duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Benz” ka përplasur një fëmijë të mitur 11-vjeç që po ecte me biçikletë.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier arrestoi në flagrancë shtetasin O. C., 21 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë, pasi në fshatin Imësht, duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Benz” ka përplasur një fëmijë të mitur 11-vjeç, i cili po drejtonte një biçikletë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e 21-vjeçarit i cili pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 15.11.2021 13:24

Tags: