Monza-Pescara ishte një nga ndeshjet e ditës së sotme në Serie B italiane. Sfida u mbyll në barazim 1-1, por vendasit kanë protuesuar për një gol të shënuar, por që nuk është akorduar nga gjyqtari. Topi i goditur nga Armellino përplaset në traversë e më pas përfundon gjysmë metri brenda, por si përfundim del jashtë.
As gjyqtari dhe as anësori nuk e shikojnë topin që kishte kaluar vijën, por vazhdojnë normalisht lojën kjo edhe për shkak se në Serie B mungo “Gol line”. Një rast tepër flagrant që i ka kushtuar fitoren Monzës duke e larguar akoma edhe më shumë nga objektivi që është ngjitja në Serie A.