Makinat copë-copë, aksidentohet ish-deputeti Aqif Rakipi (FOTO LAJM)

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë stadiumit “Air Albania” ku është përfshirë ish-deputeti Aqif Rakipi.

Mësohet se Rakipi po udhëtonte me një automjet të llojit ‘Mercedez Benz”, në momentin që është përplasur me një tjetër mjet të të njëjtit lloj, por me ngjyrë portokalli të ndezur.

Sic mund t’a shihni në galerinë poshtë lajmit, makinat janë dëmtuar shumë por sipas informacioneve, Rakipi nuk ka pësuar lëndime të mëdha trupore madje është parë në këmbë pranë makinës.

Rikujtojmë se rreth 4 vite më parë, Aqif Rakipi përplasi për vdekje një këmbësor në gusht të vitit 2017, dhe një vit më vonë u shpall i pafajshëm.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:25, në afërsi të stadiumit “Air Albania” shtetasi B. Xh., ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një mjet të parkuar aty në afërsi. Nga përplasja ka vetëm dëme materiale.

Sherbimi i Qarkullimit Rrugor ka kryer veprimet përkatëse dhe ka ndëshkuar administrativisht për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara drejtuesin e mjetit shtetasin B. Xh.  /albeu.com/

 


Shtuar 5.04.2021 20:50