Balluku njofton nisjen e reformës në Ujësjellëse

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku njoftoi sot nisjen e reformës në ujësjellësa.

“Kemi nisur një reformë të thellë të sektorit që do të përfundojë për 12 muaj për startimin e një menaxhimi të ri.

900 mln euro janë investuar në 3 vitet e fundit në ujësjellësa, por ajo që vërejmë nuk janë indikatorët që në prisnim pas kësaj shume investimesh dhe pune intensive.

Në përputhje me autonominë vendore, por duke pasur parasysh që shërbimet cilësore janë prioritet për qeverinë ne do të nisim reformën për sektorin e ujit. Janë diskutuar disa mundësi, nga agregimi i disa ndërmarrjeve dhe bashkë menaxhimi mes pushtetit vendor dhe qeverisë. Do të nisim një tur me qeverinë” tha Manastirliu./albeu.com


Shtuar 10.11.2021 10:13