E konfirmon United? Anglia me një mungesë të rëndësishme kundër Shqipërisë

Anglia mund të ketë një mungesë të rëndësishme në sfidën ndaj Shqipërisë më 12 nëntor pasi mund trajneri Gareth Southgate mund të mos ketë në dispozicion mbrojtësin anësor Luke Shaw.

Manchester United ka dalë me një komunikatë ku ka bërë me dije se Shaw ka marrë një goditje në derbin e Manchester-it, dhe mund të humbasë dy sfidat e radhës me përfaqësuesen angleze pikërisht takimin ndaj kuqezinjëve dhe duelin ndaj San Marinos sfida në të cilat tre luanët do të kenë mundësinë të sigurojnë kualifikimin direkt në Botërorin Katar 2022.

Shaw ka mbetur i dëmtuar pas një përplasjeje me mesfushorin spanjoll të Manchester City-t, Rodri me mbrojtësin që provoi të qëndronte në fushë por në fund u zëvendësua nga Alex Telles. Ai do t’u nënshtrohet të tjera analizave për të përcaktuar shkallën e dëmtimit dhe me shumë gjasa do të mungojë ndaj Shqipërisë.


Shtuar 8.11.2021 14:49