Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 3 persona teksa ka proceduar në gjendje të lirë një shtetas tjetër, për vepra të ndryshme penale.
U arrestuan E. M., 19 vjeç dhe J. Gj., 19 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin M. A., 19 vjeç, dhe punohet për kapjen e shtetasit K. Sh., 24 vjeç, pasi në bulevardin “Migjeni” në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. K.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. L., 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Më datë 04.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve (atë e bir), G. B., 49 vjeç dhe S. B., 22 vjeç, sepse në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, për motive të dobëta në bashkëpunim me njeri – tjetrin, kanë goditur me mjet prerës shtetasin E. K., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Më datë 04.04.2021, në Sauk të vjetër, në rrugën “Sulo Klosi”, është djegur mjeti tip “Ford”, në pronësi të shtetasit Sh.D., 69 vjeç. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Policia bën me dije se materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.