Do e pranonte Vuçiç në tavolinë flamurin e Kosovës? Rama jep përgjigjen e prerë

Kryeministri Edi Rama është shprehur se nëse Kosova do të merrte pjesë në “Open Balkan”, prania e flamurit të Kosovës nuk do të ishte një problem për presidentin serb Vuçiç.

Komentet Rama i bëri në një intervistë për Neës 24, ku foli rreth tematikave të ndryshme mbi “Ballkanin e Hapur”.

A do e pranonte Vuçiç të ishte flamuri i Kosovës në tryezë?

“Flamujt nuk mund të jenë pengesë sepse ne kemi bërë takime me praninë e të gjithëve, kudo. Kemi bërë takime në Bruksel, ku janë ulur të gjithë bashkë, edhe Serbia edhe Kosova. Kemi bërë takime edhe në ëashington ku janë ulur të gjithë bashkë. Dhe meqë kam parë që kanë qënë disa të shqetësuar se si ka mundësi që të haet darke me këta…ju them se darka kanë ngrënë të gjithë me këta dhe me ata. Pra nuk është hera e parë, dhe ne nuk jetojmë në një vend siç është bota e sotme ku diskutimi bëhet: a ha darkë a s’ha darkë sepse rëndësi ka çfarë thuhet dhe debatohet e diskutohet aq më tepër pastaj që nëse I referohemi historisë, nëse I referohemi situatave të ngjashme…nuk na jep historia ne ndonjë rast kur konfliktet e trashëguara nga një luftë si ajo luftë e përgjakshme prej së cilës doli Ballkani, prej së cilës doli edhe Kosova, të jenë zgjidhur duke I qëndruar me kurriz njëri-tjetrit.

Kur u bë marrëveshja historike mes izraelitëve dhe palestinezëve dhe kur Isakra Bini dhe Jaser Arafat, dy armiq të egër të njëri-tjetrit për nuk e di sesa dekada dhe patjetër me shumë histori gjaku në kurriz, qëndruan për ditë të tëra duke ngrënë dreka e darka dhe duke gatuar për njëri-tjetrin madje derisa arritën në një zgjidhje. Kështu që këto janë mënyra për t’iu shmangur thelbit. Dhe thelbi është që ne duam ta çojmë përpara çështjen e shqiptarëve duke çuar përpara rrugën drejt të ardhmes. Rruga drejt të ardhmes nuk është duke i qëndruar me kurriz nga e ardhmja, por është rruga e shikimit në sy të së ardhmes duke mos e harruar asnjëherë të kaluarën”, tha Rama./albeu.com/