DETAJET/ Del emri, kush është “koka” e grabitjes në Nikël që terrorizuan familjen e morën 100 mijë euro

Mëngjesin e sotëm është zhvilluar një operacion në Tiranë, me urdhër nga Prokuroria e Krujës për grabitjen e banesës së Nazmi Çangut, të ndodhur pak ditë më parë.

Burimet jo zyrtare bëjnë me dije se në pranga është vënë një nga gravitësit, i cili dyshohet se kishte lënë gjurmë në vendin e ngjarjes.

Koka e grabitjes në Nikël ku dyshohet ser janë marrë 100 mijë euro si dhe u dhunuan familjarët është shtetasi Saimir Kuçi.

Në kërkim janë 7 persona, mes tyre edhe vëllait, Artan Kuçi dhe Llesh Prenga.

Aksioni përfshiu kontrollin e 7 banesave në Kombinat, Astir dhe Fushë-Mezezë,

Në operacion kanë marrë pjesë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe është shtrirë në Tiranë, Durrës e Krujë. /albeu.com/