Formacionet e mundshme Juventus-Fiorentina (FOTO LAJM)

Sot Juventus do të ketë përballë ekipin e Fiorentinës në “Allianz Arena”.

Ndeshja do të luhet në orë 18:00, e vlefshme për raundin e 12-të në Seria A.  Juventus vjen pas dy humbjesh radhazi në kampionat ndaj Sassuolos dhe Hellas Verona dhe një fitore herën e fundit në mesjavë ndaj Zenit në Champions League.

Ekipi i Allegrit këtë herë nuk ka luksin të bëjë një hap fals duke humbur pikë sepse do të rrezikonte shumë tekniku por edhe Juventus. “Zonja e vjetër” ndodhet në vendin e 10-të në kuotën e 15 pikëve.

Fiorentina këtë sezon ka treguar se nuk është më një ekip i lehtë për tu mposhtur. Këtë sezon ekipi violë ka luajtur pesë ndeshje jashtë dhe ka fituar tre e ka humbur 2 prej tyre.

Juventus do të ketë një rrezik të madh sot dhe ai quhet Dusan Vlahoviç. Serbi është një sulmues shumë i rrezikshëm dhe deri më tani, në 12 ndeshje të luajtura ai ka shënuar 10 gola e ka asistuar 1.

Formacionet e mundshme: