Kancelarja gjermane në largim Angela Merkel pritet të shpallë kufizime të rrepta për ata që nuk janë vaksinuar kundër Covid-19, sipas raportimeve në mediat gjermane.
“Do të ketë kufizime të rrepta për njerëzit pavaksinuar”, mësohet të ketë thënë Merkel.
Kancelarja u shfaq veçanërisht e shqetësuar për rritjen e rasteve dhe nuk përjashtoi mundësinë e vendosjes së testeve diagnostike ditore për frekuentimin në vendin e punës.
Sipas n-tv, masat do të përfshijnë zgjerimin e rregullores për të hyrë në mjedise dhe aktivitete të ndryshme ekskluzivisht për pacientët e vaksinuar dhe të shëruar./albeu.com