Liverpool në garë për “Bruno Fernandesin” e ri

Liverpool ka shfaqur interes për yllin e Sportingut të Portugalisë, Pedro Goncalves , por tani ata do të duhet të paguajnë një çmim të rëndë për nënshkrimin e tij.

Record raporton sot në artikullin e tij të titulluar ‘zoti i 80 milionë eurove’, i cili shpjegon se si i riu shumë i talentuar sapo ka nënshkruar një marrëveshje të re që duhet të shmangë për momentin çdo interes për të.

23-vjeçari është një nga lojtarët më të mirë në Portugali dhe pjesëtar absolut me kombëtaren. “The Reds” edhe pse tashmë do ta kenë më të vështirë nënshkrimin me të, nuk kanë ndërmend të heqin dorë. /albeu.com


Shtuar 2.11.2021 12:21