Babanë ia vranë dje në Laç, Artan Hoxha publikon fotot me plumba të makinës së Besnik Reçit: Si arriti të shpëtojë (FOTO LAJM)

Laçi u përgjak ditën e djeshme nga ekzekutimi mafioz i ish-policit Xhelal Reçi i cili u vra me disa plumba pranë biznesit të tij. Viktima 60-vjeçar është babai i Besnik Reçit, të cilit iu bë atentat një vit më parë.

Lidhur me atentatin ndaj Besnik Reçit, djalit të viktimës, gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar fotot e makinës ku plumbat kishin lënë shenja në derën e shoferit dhe në pjesën e pasme. Hoxha tha se autorët e kanë ndjekur për disa kilometra objektivin e tyre derisa ai ka përfunduar në komisariatin e Shkodrës nga frika se mund ta ekzekutonin.

Ndërkohë Hoxha ka shtuar se vrasja e ndodhur më 1 nëntor e Xhelal Reçit, është vijimësia e atentatit ndaj djalit të tij një vit më parë. Hoxha theksoi se autoritetet nuk kanë bërë hetimet e duhura për të zbardhur ngjarjen të plotë, ndryshe edhe mund të parandalohej.

“Është vijimi i ngjarjes së një viti më parë. Kur e publikuam ne më parë  e publikuam pas një kohe kur kishte ndodhur ngjarja. E kam publikuar së pari me idenë që të hetohej seriozisht se nuk kemi të bëjmë me një ngjarje të thjeshtë. Aludohej se ngjarja ishte inskenuar. Publikimi ka synuar se nuk është inskenuar dhe paraqit rrezikshmëri tepër të lartë. Dy autorë me motor të maskuar dhe qëllojnë mbi objektivin në mes të qindra qytetarëve. Në prani të bashkëshorten dhe fëmijëve. Se edhe me vrasëseve ka një kod tolerancë që nuk goditen fëmijët dhe bashkëshortet. Por këtu është goditur edhe në sy të tyre. Besnik Reci ka shpëtuar se arma e parë me silenciator është bllokuar . Kjo i ka dhënë mundësinë e tij që me makinën e tij të manovrojë dhe ikën. Ai ka rrezikuar të shkaktojë aksident por fati e ka ndihmuar. Autorët kanë qëlluar te herë me pistoletën tjetër., Objektivi është nisur në drejtim tjetër jo nga banesa për të shpëtuar. Në drejtim të Lezhës. Dhe  është futur në drejtim të Lezhës dhe në drejtim të Shkodrës. Është ndjekur shumë nga pas. Është detyruar që të ndalet tek patrulla e policisë dhe në fund ka përfunduar në komisariati i Shkodrës. Nga Shëngjini është futur në komisariat në Shkodër.”

“Makina është qëlluar me disa herë. Kjo ngjarja nuk pati impenjimin e duhur.”

“Ata dje kanë ruajtur një moment kur nuk ka pasur shumë kalimtar. Për të shoqëruar shoqërohen edhe 105 se nuk luajnë rol fare. Por duhen gjetur autorët e vitit të kaluar. “

“Ishte paralajmërim i asaj që ndodhi dje. Kemi të bëjmë me të njëjtën dorë. Xhelal Reci nuk krijonte probleme. Dhe kishte konsensus që ti zgjidhte. I biri pas ngjarjes ka qenë i kujdesshëm dhe ka marrë masa mbrojtëse por nga shteti nuk u mor në mbrojtje.” tha Hoxha./abcnews.al/


Shtuar 2.11.2021 12:26