Ibrahimoviç këshillon Mbappen: Duhet të ndjesh shijen e “gjakut”

Zlatan Ibrahimoviç ka suprizuar me këshillën që i ka dhënë francezit Mbappe.

Dihet që Zlatan ka simpati shumë për sulmuesin e PSG-së dhe është një fans i tij.

“ Mbappë është një lojtar i mrekullueshëm, është i preferuari im.

Unë e dua djaloshin për atë çka jep në fushën e lojës por është shumë i përkëdhelur nga lavdërimet që merr nga mediat dhe nga të tjerët.

Ai duhet të të shoqërohet me njerëz që e motivojnë , jo me ata që i thonë “bravo”.

Duhet të jetë më i “egër” , të përballet me të gjithë , të ndjej shijen e “gjakut”.

Të tjerët duhet ti thonë se nuk është akoma më i miri dhe që ka ende për të bërë, kështu ai do të jetë i etur për më shumë dhe do të bëjë më mirë në karrierën e tij.

 

Dua që Mbappe të jetë si unë pas shumë vitesh, të kuptojë që mosha është thjeshtë një shifër dhe se nuk na ndalon për të vazhduar karrierën tonë”./H.LL/


Shtuar 31.10.2021 15:55