Ditët e fundit kishte thashetheme, por tashmë ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar. Theo Hernandez dhe Zoe Cristofolid së shpejti do të bëhen prindër. Këtë e ka bërë të ditur çifti në një postim në rrjetet sociale, shpërndarë nga vetë anësori i Milanit.
“Më në fund, – ka shkruar futbollisti kuqezi, – ne mund ta ndajmë gëzimin tonë me të gjithë. Të kemi dashur shumë dhe tashmë po të presim me ankth dhe dashuri. Mezi presim t’ju shoqërojmë në këtë udhëtim të mrekullueshëm që quhet jetë. Zoe dhe Theo, mami dhe babi”.
Më herët, pasi hapi një studio tatuazhesh, Zoe Cristofoli mori disa kritika në rrjetet sociale nga fansat, të cilët e akuzuan se ishte financuar nga i dashuri i saj, mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez. Në fakt, qenka e kundërta. Kjo ishte përgjigja e Zoe:
“Theo nuk financoi asnjë qindarkë. Duhet të kesh turp nga ky koment injorant dhe arrogant. Ky është një projekt i imi me 2 partnerë të mrekullueshëm. Një ëndërr e realizuar dhe i dashuri është vetëm mbështetja ime”.