Pas rinovimit të djeshëm së Lautaro Martinez-it me Interin, klubi “zikaltër” përgatitet për të blinduar dy lojtarët më të mirë.
Barella dhe Brozoviç janë në proçes rinovimi kontrate me klubin italia dhe këta të dy padyshim nuk janë në zërat e merkatos për arsye se Inter nuk ka ndërmend të ulet të bisedojë me asnjë ekip për këta të dy.
Për Barellën Interi ka gati kontratën deri në vitin 2026 dhe italiani do të përfitojë 4.5 milion euro + bonuse dhe asnjë klauzolë në kontratë.
Interi i ka bërë të qartë “motorit” së mesfushës që ai së shpejti do të vendosi shiritin e kapitenit të ekipit, dhe kjo gjë me shumë ngjasa do të ndodhë sezonin që vjen.
E njëjta gjë vlen dhe për kroatin Brozoviç i cili do të për fitojë 4.5 milion euro dhe një zgjatje kontrate deri në vitin 2026./H.LL/albeu.com