Një aksident ka ndodhur në aksin Tiranë-Durrës pak minuta më parë.
Burimet e fundit bëjnë me dije se disa mjete janë përplasur me njëra tjetrën duke shënuar disa të plagosur.
Burimet për albeu.com bëjnë me dije se të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital.
Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe nuk kanë pësuar dëme të mëdha si pasojë e përplasjes së mjeteve. Nga ana e policisë nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen. /albeu.com/