Antonio Conte është një nga kandidatët kryesore për të zënë vendin e Solskjaer me këtë të fundit që ka në pikëpyetje të ardhmen.
Por Cristiano Ronaldo nuk e ka shumë përzemër teknikun italian, këtë e ka treguar qartë në periudhën kur ishte te Juventusi.
CR7 nuk e donte Conten të rikthehej te Juventusi pas largimit të Allegrit.
Conte në vitin 2019 para se t’i bashkohej Interit ishte i lidhur me stolin e “Zonjës së Vjetër”, por skuadra italiane punësoi Maurizio Sarrin.
Sipas La Repubblica, Ronaldo ishte kundër idesë së rikthimit te Contes te Juventus para dy viteve, ngase tekniku italian nuk është i frikësuar t’i lërë në stol yjet e mëdhenj.
Raporti shton se Ronaldo nuk ishte i bindur as nga mënyra e lojës së Conte, që preferon futboll defensivë edhe pse klubi anglez ka pasur kontaktet e para dhe ky i fundit ka pranuar. /albeu.com