Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.
Një krim brenda familjes ka tronditur zonën e Llakatundit në fshatin Mëkat, ku një ri ka qëlluar mbi xhaxhin e tij me armë gjahu dhe më pas ka vrarë edhe veten.
Policia bën me dije se në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vlorë/Informacion paraprak
Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K, dhe më pas ka vrarë veten.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/