Policia e Durrësit ka njoftuar vrasjen e një qenë në qytetin e Durrësit.
Në njoftimin në faqen zyrtare, Policia është shprehur se është e impenjuar të gjejë autorin e veprës së rëndë dhe të sqarojë deri në detaj rrethanat e ngjarjes.
Më pas njoftimi është fshirë nga faqja zyrtare e Policisë, por Neësbomb.al ka arritur të ruajë një fotografi të njoftimit.
Postimi në faqen e policisë:
Njoftimi i Policisë Durrës: Sot me datën 24.10.2021, Komisariati i Policisë Durrës ështe vënë në dijeni se më datën 22.10.2021, është vrarë një qen në rrugë. Për këtë ngjarje është marrë kallëzimi dhe Policia e Durrësit është duke e hetuar rastin, në bazë të kallëzimit të marrë dhe sipas pretendimit të ngritur. Policia e Durrësit është duke ushtruar dëtyren per te bere te mundur sqarimin e rrethanave te kesaj ngjarje per te bere te mundur zbulimin e saj. Ju garantojme se nga ana e Policise se Durresit, do te vleresohet maksimalisht kjo ngjarje. Duke ju falenderuar./albeu.com/