“Kunji” i Bonuccit: Ne luajmë si ekip, me CR7 ishte ndryshe

Juventusi edhe pse me vështirësi ia doli të merrte 3 pikët përballë Zenit në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve të Champions.

Me 9 pikë në 3 ndeshje, ekipi i Allegrit ka bërë një hap shumë rëndësishëm për kalimin në fazën tjetër.

“Bardhezinjtë” janë duke kaluar një moment pozitiv tashmë, pasi atij fillim sezonit të dobët në Serie A.

Pas përfundimit të ndeshjes në Rusi, lojtari i ndeshjes, Leonardo Bonucci ka folur për  mediat ku është shprehur se tani ata luajnë si ekip, ndërsa me CR7 në ekip ata e kishin humbur këtë karakteristikë.

“Tani në luajmë më shumë si ekip, më para e kishim humbur këtë karakteristikë sepse duke luajtur me një kampion të madh si Cristiano Ronaldo, në donim ta vendosnim atë në një pozicion që të bentë gjithmonë mirë, duke menduar se ai mund t’i zgjidhte ndeshjet”,  përfundon Bonucci. /albeu.com


Shtuar 21.10.2021 09:36