Plagosi bashkëatdhetarin dy javë më parë, vetëdorëzohet 23-vjeçari shqiptar në Itali

Policia në Itali ka arrestuar një 23-vjeçar të identifikuar si Rexhep Uba, pasi ka plagosur me armë bashkëatdhetarin e tij 48-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur më 5 tetor në në Torino.

Ai ishte shpallur në kërkim, por mëngjesin e sotëm, u vetëdorëzuar dhe më pas policia i vu prangat.

Ndërkohë, personi i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin Molinette./albeu.com


Shtuar 18.10.2021 22:31