Barcelona me mungesa të rëndësishme në “El Clasico”

Barcelona do të presë në Cam Nou, Real Madridin për “El Clasicon” e parë të këtij sezoni që duhet të luhet në kuadër të javës së 10 të La Liga-s.

Ronald Koeman nuk do të mund të llogarisë në tre lojtarë që kanë dëshmuar se janë tejet të rëndësishëm në strategjitë e tij.

Pedri Gonzalez, Ronald Araujo dhe Ousmane Dembele do të jenë të gjithë jashtë skuadrës për këtë ndeshje.

Barcelona nuk ka pasur një start të mirë në këtë sezon, andaj një fitore ndaj Los Blancos do t’i ngjallte edhe më shumë besimit skuadrës.


Shtuar 18.10.2021 22:53