“Përballje titanësh!” Dramë në Prizren, befasi e madhe në Vushtrri

Vijon procesi i numërimit të votave në Prizren dhe rezultati është mjaft i ngushë mes kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atij të PDK-së. Pas numërimit të 35% të votave, Mytaher Haskuka kryeson me 37.48%, ndërsa Shaqir Totaj nga PDK me 31.99%.

Ndërkohë që në Vushtrri janë numëruar 63.9% e votave. Ferit Idrizi i PDK-së është duke fituar aktualisht ndaj Xhafer Tahirit. Arsim Rexhepi i Vetëvendosjes është i treti./albeu.com/


Shtuar 17.10.2021 21:42