Lamporta ka gati ofertën e re, Messi vendos për të ardhmen

Leo Mesi nuk ia mbyll derën rinovimit me Barcelonën, por kërkon garanci. Kapiteni, në skadencë kontrate në fund të sezonit, është në pritje të ofertës së klubit.

Sipas “Mundo Deportivo”, argjentinasi që sezonin e shkuar kërkoi të largohej i pakënaqur nga raporti që kishte me ish-presidentin Bartomeu, është bindur që të qëndrojë në “Camp Nou” përtej këtij sezoni.

Presidenti i ri, Joan Laporta, është duke e përgatitur ofertën, duke analizuar edhe situatën ekonomike të klubit dhe Mesi është në pritje. Takimi pritet të bëhet gjatë javëve të ardhshme dhe sigurisht që “Mundo Deportivo” thotë se numri 10 pret të shohë një projekt bindës në letër, përpara se të japë përgjigjen e tij përfundimtare.


Shtuar 2.04.2021 22:59