Broja shënon golin e parë në Premier League dhe i jep fitoren Southamptonit, lë fushën i dëmtuar (VIDEO)

Ekipi i Southampton arriti të merrte një fitore shumë të rëndësishme përballë Leeds United në kuadër të javës së tetë të Premier League.

Për herë Armando Broja do të niste si titullar një ndeshje të Premier Leagu, pas paraqitjeve fantastike me Kombëtaren e Shqipërisë edhe pse e niste nga stoli.

Pjesa e parë do të mbyllej në barazim pa gola, edhe pse Broja do të tentonte disa herë me depërtimet e tij në zonën kundërshtare.

Goli nuk do të vononte në pjesën e dytë, pasi një kundërsulm i shpejtë i Southampton në minutën e 53’, Broja do ta dërgonte topin në rrjetë duke shënuar kështu golin e tij të parë në Premier League.

Që nga shënimi i golit sulmuesi shqiptar ndjeu dhimbje në këmbën e majtë, por vazhdoi të luante deri në minutën 81, ku më pas u zëvendësua nga Ëolcott.

Me rezultatin minimal 1-0, Southampton merr 3 pikë mjaft të rëndësishme ndaj Leeds United./albeu.com


Shtuar 16.10.2021 18:17