Policia italiane ka vënë në pranga një shtetas shqiptar në kërkim.
Mediat italiane bëjnë me dije se i riu shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për trafik droge.
Ndaj tij, një gjykatë italiane e ka dënuar me 4 vite burg për shitje droge në zonën e Macerata.
Ai u dërgua në burgun e Fermos. /albeu.com/