Greqia “nën ujë”, momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë familjen gjermane që rrezikonin nga përmbytjet (VIDEO)

Greqia prej disa ditësh po vuan pasojat e motit të keq që ka kapluar zonën e Atikës, por edhe zona të tjera si Evia e Selaniku.

Një video është bërë kryefjalë e mediave greke, ku duken zjarrëfikësit që shpëtojnë një familje gjermane nga përmbytjet.

Uji kishte arritur të depërtonte në shtëpinë e familjes me pesë antarë në provincën Styra, Evia.

Fatmirësisht, ndihma e parë u dha në kohë dhe nuk kishte fatkeqësi për ta./albeu.com