Zbardhet vendimi Apelit për Mediun: Heqja e imunitetit i hap rrugën gjykimit

Vendimi i Gjykatësë Posaçme të Apelit për ish-ministrin e Mbrotjes Fatmir Mediu, është zbardhur

Në vendim thuhet se afatet e parashkrimit janë respektuar sepse Mediu është marrë i pandehur që në vitin 2009.

Pengesa e imunitetit në atë kohë ishte e përkohshme dhe rënia e këtij kushti i hap rrugën gjykimit, thuhet më tej në vendim.

“Nuk është gjë e gjykuar. Afatet e parashkrimit janë respektuar se është marrë i pandehur që në vitin 2009. Pengesa e imunitetit ishte përkohshme. Rënia e kushtit për pasur imunitet konsiderohet fakt i ri që hap rrugën e gjykimit”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Gjykata e Posaçme vendosi që të rihapë çështjen “Gërdeci”, duke nisur rigjykim për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, për shpërthimin në mars të 2008 ku humbën jetën 26 persona./albeu.com

 


Shtuar 12.10.2021 12:58