Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Greqi, Athinë ndaj një shqiptari.
Mediat greke të cilat e kanë raportuar ngjarjen vetëm pak minuta më parë bëjnë me dije se atentati ka ndodhur në orën 11:00 të mëngjesit.
Burimet bëjnë me dije se shqiptari i moshës rreth 34-vjeç, nuk është identifikuar, por bëhet me dije se ndodhet i shtruar në spitalin “Gennimatas”.
Ai është qëlluar me plumba në bark dhe këmbë, ndërsa mediat greke kanë publikuar pamjet e rënda nga vendngjarja. /albeu.com/