Kriza energjitike, reagon Basha: Janë të pashpirtë! Shqiptarët po blejnë 2 karrota e 3 qepë (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike hodhi akuza të forta mbi qeverinë kur tha se kriza e Ramës është një krizë korrupsioni dhe jo krizë energjitike.

Basha shtoi se shqiptarët janë në pikën më të keqe ekonomike dhe sipas tij qytetarët po blejnë gjëra minimale për mbijetesë, dy karrota e tre qepë.

Sipas Bashës, qeveria i shërben vetëm oligarkëve, sepse është peng i tyre dhe nuk mund të lëvizë nga ndikimi i tyre.

“Ju gazetarët kthejni mikrofonat tuaj dhe kamerat nga qytetarët dhe dëgjoni mendimin dhe ankesat e tyre. Njerëzit mezi po blejnë 2 karota e tre qepë. Kriza e sajuar e Ramës është një krizë korrupsioni dhe jo krizë energjitike. Nuk e kuptoj si janë kaq të pashpirt. Janë peng të oligarkëve dhe i shërbejnë vetëm atyre”, deklaroi Basha./albeu.com


Shtuar 11.10.2021 14:20