Aktori shqiptar zbulon skandalin: Alvisa dhe Hyseni po shtiren, i njoh personalisht dhe janë të lidhur (FOTO LAJM)

Marius Dervishi i njohur me emrin e skenës “Zebervoki” i ftuar  në emisionin “Mes Yjesh”, zbulon sipas tij prapaskenat e dy personazheve që ndodhen aktualisht në “Përputhen”.

Bëhët fjalë për Alvisa Qarri dhe Hysen Rama. Çifti i cili ngjalli polemika, ku Shqiptarët ndjenë keqardhje për futjen në program të ish të dashurit të saj.

Producenti i njohur i filmit “Sedër” tregon se Alvisa dhe Hyseni janë të lidhur në jetën reale dhe se po gënjejnë të gjithë Shqiptarët, kur thonë se janë ndarë prej muajsh. Sipas tij Alvisa e ka pasur ëndërr kinematografinë, pasi ka qenë dhe pjesë e pruduksioneve të Mariusit.

“Unë i njoh personalisht, personazhin femër, kam qenën unë ai që e kam mësuar në produksionet e mia të mëparshme këto janë fakte, e kam mësuar të aktrojë dhe unë si profesori i saj i them, që aktrimi i saj është shumë i dobët.” –shprehet Marius Dervishi

Madje ai më tutje shtoi se dhe personazhet e tjerë të emisionit janë në dijeni. Pasi Alvisa dhe Hyseni kanë dhe një biznes bashkë, ku ndajnë kohën sëbashku.

“Shumica atyre personazheve shkonin të bënin marketing tek biznesi i atyre, dhe dy javë para hyrjen në emision fshinë fotot me njëri-tjetrin – shprehet më tutje Zebervoki.


Shtuar 11.10.2021 10:48