Familjarët e 4 dëshmorëve të demokracisë të vrarë 30 vite më parë, kanë shprehur njëformë hakmarrje ndaj ish-kryeparlamentares së Kuvendit, Jozefina Topalli.
Topalli ka vendosur një kurorë me lule pranë memorialit, por ajo është hequr nga një prej familjarëve të katër dëshmorëve.
Ahmet Kryeziu, xhaxhai i Adela Kryeziut ka hequr kurorat me lule të vendosura nga Lëvizja për Ndryshim tek monumentin i 2 Prillit.
Adela Kryeziu mësohet se kandidon e dyta në listë në partinë e Topallit në qarkun Shkodër.
Xhaxhai i kandidates për deputete duket se nuk e ka mirëpritur nderimin e Jozefina Topallit. Ndërkohë kjo e fundit në një deklaratë për mediat tha se u kërkon ndjesë familjarëve pasi ëndrrat e katër martirëve të demokracisë, sipas saj nuk janë bërë realitet pas 30 vitesh.
“Sot pas tre dekadash jetojmë një moment kur shpresa është larguar nga ne. Kur nuk ka një pluralizmi real, ku nuk ka një të majtë dhe të djathtë, qeveri dhe opozitë. Unë sot jam këtu e rrethuar me familjarë, me njërin prej familjeve për ti kërkuar një ndjesë të madhe në emër të gjithëve. Pas tre dekadash jemi lag ëndrrave të tyre, nuk kemi arritur të kemi një ekonomi të shëndoshë. Pa një ndjesë të thellë dhe pa një kërkesë ndërgjegjen e secilit prej nesh nuk mund të hapim një kapitull të ri. Ky vend sot më shumë se kurrë ka nevojë për ndryshim. Nuk besoj se Edi Rama, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Shpëtim Idrizi mund të sjellin ndryshimin”, tha Topalli.
Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka janë dëshmorët e demokracisë. Ata u pushkatuan më 2 prill të vitit 1991 nga regjimi komunist.