Kriza e çmimeve, Rama: Po rritëm rrogat dhe pensionet atëherë do “të vdesim për bukë” (VIDEO)

Kryeministri i vendit, Edi Rama, është shprehur se qeveria nuk mund të rrisë sa hap e mbyll sytë, sepse atëherë do të duhej të zhyteshin në një krizë të vërtetë ekonomike.

“Ne mund t’i rrisim pensionet brenda një viti deri në 300 mijë lekë të vjetra, por kjo do të bënte që të mos kishte më kurrë pensione. Atëherë do të kuptonim se çfarë do të thoshte “të vdesësh për bukë”. Edhe rrogat ne mund t’i rrisim deri në 500 mijë lekë të vjetra brenda një viti, por vendi do të pësonte një kolaps dhe do të ishte hera e parë që nga koha e Skënderbeut që do të ngeleshum vërtetë pa bukë. vendet e tjera kanë punuar shumë për të arritur atje ku janë. Dikur na ndante nga bota një oqean, ndërsa tani na ndan një det”, u shpreh Rama./ albeu.com


Shtuar 9.10.2021 16:36