Ish-deputeti Dash Shehi i është përgjigjur deklaratës së habitshme të kryeministrit Edi Rama i cili deklaroi nga Kavaja, se: “Basha është për t’u puthur në ballë, buzët po ia lë Dash Shehit…”
Gjatë një interviste në “Syri Tv”, Shehi deklaroi se nëse Rama dëshiron t’a puthë në buzë, le t’a bëjë.
“Nëse do të më puthë le të më puthë. Ky është bërë për doktor dhe doktoret i duken të frikshëm, por unë i bëj analizë situatës, në 8 vite c’ bëri ky. Qytetarët ti kërkojnë të përgjgjet për gjëra publike. A i ka bërë rrugët? Tunele? Uje e drita?”- tha ndër të tjera Dash Shehi… /albeu.com/