Rama bën deklaratën e çuditshme: Luli është t’a puthësh në ballë, buzët ia lë Dash Shehit!

Nga qyteti i Kavajës kryeministri Rama ka shpërthyer në akuza dhe ofendime të rënda ndaj opozitës.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama u shpreh se Basha është e keqja më e vogël nëse bëhet kryeministër duke shtuar se e keqja më e madhe vjen nga Iliri, Saliu, Monika etj.

Ndër të tjera Rama bëri edhe një batutë të cuditshme ku tha se “se Lulin është ta puthësh në ballë, se buzët ia lamë Dash Shehit…”

Deklarata e Ramës: Këtu nuk është Luli, se Lulin është ta puthësh në ballë, se buzët ia lamë Dash Shehit. Këtu është Monika, se ke një taksë tjetër për LSI. Ajo ëshëë qamet i madh.

Është Iliri, Saliu, Mediu, Shpëtim Idrizi dhe Vangjel Dulja. Shpëtimi del me sytë e kuq, ai e ka ngaqë flen deri vonë, dhe t’i thua i ka se i vlon gjaku për Çamërinë e kushedi sa grekë do vrasi sot.

Vangjeli del me vetulla me dy kate dhe ti thua ky e hëngri Idrizin, të dy janë ngjitur tek lista e Tiranës.

Të dy bashkë. Dalim me numrin 9 se janë të dy 99.

Mund të votojë Kavaja për ta. Për Nard Ndokën e keni hallall se është filozof. /albeu.com/

 

Shtuar 1.04.2021 06:04