Basha bën premtimin e madh për shqiptarët: Nisim negociatat e anëtarësimit në BE që vitin e parë (VIDEO)

Lulzim Basha ka bërë një premtim të madh për shqiptarët.

Kreu i PD tha se brenda vitit të parë të qeverisjes do të nisin negociatat për anëtarësimin në BE.

“Garantoj se në procesin e integrimit do të ecim me të njëjtën shpejtësi si Sllovenia dhe Kroacia”, u shpreh Basha.

Gjithashtu në emisionin “Opinion” ai theksoi se në këto 8 vite kushtet për integrimin në BE vetëm janë shtuar sepse qeveria aktuale sipas tij nuk ka mbajtur asnjë premtim.

“Për herë të fundit, Parlamenti Europian, para një jave dhe për herë të parafundit, Komisioni i Çështjeve me jashtë i Parlamentit Europian, i tha fare qartë: “Shqipëria nuk i ka përmbushur kushtet.” Përkundrazi, ka një shqetësim që është rikthyer fuqishëm pas shumë kohësh.

Transparency International tha dhe citoi 9 ligje të hartuara jo për interes të shqiptarëve por për interes të këtyre grupeve, grupeve të krimit të organizuar, grupeve të oligarkëve. Pra, kjo është arsyeja pse Shqipëria ka mbetur në vend numëro.

Shqipëria jo vetëm s’ka bërë hapa përpara, por kushtet e Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë janë shtuar.

Arsyet dihen fare mirë, sepse ato që shqiptarët shikojnë me sytë e tyre ditë për ditë tavolinat që zbrazen, ekonomia në faliment, shëndetësia e arsimi në kolaps, papunësia që rritet, emigracioni 12 herë më i lartë se në Serbi janë pasojat e drejtpërdrejta të dështimit të kësaj qeverie, 8 vite me radhë nuk ka hedhur një hap drejt integrimit në Bashkimin Europian”, tha Basha.


Shtuar 1.04.2021 22:01