Ahmetaj zbulon debatin me Ramën: Unë nuk dal nga zyra pa marrë një “PO”!

Mbrëmja e së enjtes i ka gjetur politikanët shqiptarë në ekrane për të mbrojtur fushatat e tyre zgjedhore dhe premtimet për një mandat nga shqiptarët më 25 Prill.

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj i ftuar në emisionin Real Story të gazetarin Sokol Balla, ka folur rreth vaksinimit në vendin tonë.

‘Mendoj që Covaxi është një instrument i domosdoshëm dhe i rëndësishëm, ku shumë prodhues dhe vende kanë marrë pjesë për të ndihmuar vendet si Shqipëria’- tha Ahmetaj.

Ai tregoi një debat që ka ndodhur midis kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesit të Pfizer, Albert Bourla, ku ky i fundit thoshte se situata është e vështirë dhe se ata kanë përparësi të caktuara.

”Unë nuk dal nga zyra pa marrë një ‘PO’ nga ju, dhe do ta filloj nga bluzat e bardha, mësuesit dhe të moshuarit, pas një debati 45 minuta ai u detyrua të thoshte zyrtarish PO”– u shpreh Ahmetaj. /albeu.com/

Shtuar 1.04.2021 10:04