“Shihemi në Romë”, gazetarja ukarinase që po sfidon Dilettan (FOTO LAJM)

Quhet Olga Kalenchuk dhe është bërë e famshme në Itali kur Shakhtar Donetsk është përballur me Roma-n në Olimpico për 1/8-at e Europa League.

E quajtur me ironi si “Diletta Leotta ukrainase”, gazetarja është bërë një nga më të pëlqyerat edhe nga publiku italian. Sipas një postimi të bërë në Instagram, duket se Italia do të jetë shtëpia e re e Olga-s.

Në fakt, Kalenchuk ka postuar një fotografi me një mesazh enigmatik në italisht: “Mirupafshim të gjithëve, mijëra falënderime për gjithçka. Shihemi në Romë!”.

Deklarata ka befasuar edhe Shakhtar-in, skuadra që mbulon Olga. Klubi ukrainas ka bërë një postim në twitter duke iu drejtuar dy skuadrave të kryeqytetit italian, Roma-s dhe Lazio-s: “Çfarë mendoni për këtë?”.

Për momentin nuk dihet asgjë më shumë, por tifozët romanë shpresojnë te mbërritja e Olga-s. Gjithmonë nëse nuk bëhet fjalë për një rreng të 1 prillit…


Shtuar 1.04.2021 21:15