“Dua largimin”, Mbappe tregon prapaskenat për “L’Equipe”: PSG vendosi mos më shesi

Kylian Mbappe ka dhënë një intervistë ekskluzive për “L’Equipe” duke treguar të gjitha prapaskenat që e lidhin ate me transferimin te Reali.

“Kam kërkuar ndryshim. Para Evropianit i kërkova klubit të mos vazhdojë dhe pas Euro, i thashë që dua largimin”.

“Klubi vendosi të mos më shesë. Isha në rregull. Vazhdova të luajë që nga gushti. Nuk kisha problem, jam në një skuadër të mirë dhe vend të mirë ku isha i lumtur për katër vite”.

Pse nuk e kërkove me ngulm largimin?

“Jo sepse kjo do ishte mosmirënjohje. Nuk do isha falënderues ndaj klubit që më mirëpriti në moshën 18-vjeçare dhe më dhuroi shumë për katër vite”.

“Nëse do largohesha, do ishte vetëm për Real Madridin”.

“Kur presidenti yt thotë para tërë vitës se nuk do largohesh dhe kurrë falas. Në atë kohë, isha i shqetësuar, nuk do gënjëj. I thashë vetës ‘Nëse nuk shkojë falas, çfarë do ndodh me mua’.

Arsyeja pse dëshiroje të largoheshe?

“Mendova që aventura ime ka mbaruar. Doja të provoja diçka tjetër. Kam qenë në kampionatin francez për gjashtë apo shtatë vite. Provova të jap gjithçka për Parisin dhe mendoj që ia dola mirë”.

“Arrita si 18-vjeçar dhe bëra gjithçka. Largimi ishte hapi më logjik për mua”.

Largimi në vitin tjetër?

“Kam qenë shumë gjatë në futboll dhe e di që e djeshma nuk është e sot, ose nesër. Nëse do më thonin se Messi do luante te PSG, nuk do ta besoja kurrë. Pra, nuk e di çfarë do ndodh”.

“Nuk mund të flisja gjatë verës, nuk ishte e mundur. Tani që vera mbaroi, duhet të flas, mendoj që është koha e duhur”.

“Më duhet të shpjegojë. Të thyejë heshtjen dhe të flas për mbështetësit, tifozët e futbollit dhe ata që më ndjekin”.

“Momentalisht e ardhmja nuk është prioritet për mua, kam hargjuar shumë energji këtë verë dhe ishte e lodhshme”.

Çfarë mund të ndikoj që të qëndrosh në Paris?

“Jemi shumë larg, që kur doja të largohesha. Nuk do jem hipokrit dhe të gjuajë një shishe në det, si ‘Oh, nuk e di’”.

A ishe i zhgënjyer qe qëndrove?

“Në atë kohë, pak. Kur ambicia jote është të largohesh dhe ti duhet të qëndrosh, nuk je i lumtur. Por, vazhdova shpejtë”.

A të ndryshojë vendimin arritja e Messit?

“Jo, e bëri vendimin dhe e konsiderova mirë”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, në rast që nuk rinovon, Mbappe është i lirë të nënshkruajë parakontratë me Real Madridin këtë janar. /albeu.com/


Shtuar 5.10.2021 11:32