Aksident me tre të lënduar në Rrëshen, nisen drejt Tiranës (FOTO LAJM)

Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në Rrëshen. Dy makina janë përplasur “kokë më kokë” dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

Mësohet se të lënduarit janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë mjekim të specializuar.

Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rretrhanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Mirditë/Informacion paraprak

Në afërsi të një karburanti, në Mirditë, automjeti me drejtues shtetasin F.M., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P.Gj., ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë shtetasit   P.P., dhe L.P., të cilët ishin pasagjerë në mjetin me drejtues shtetasin P.Gj.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 5.10.2021 11:36